Ministri bullgar Demerxhiev nesër do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit

Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev nesër në Shkup do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Marketing

Siç informoi BTA, Demerxhiev, i cili do të shoqërohet nga zëvendësi i tij Vencisllav Katinov, do të bëjë homazhe në varrin e Dellçevit me rastin e 151-vjetorit të lindjes së tij.

Sipas paralajmërimeve, homazhe para varrit të Goce Dellçevit me vendosjen e luleve do të bëjnë edhe presidenti Stevo Pendarovski, një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, një delegacion i Kuvendit, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i shoqëruar nga deputetët Snezhana Kaleska – Vançeva dhe Lupço Prenxhov, si dhe delegacione të institucioneve, partive dhe shoqatave qytetare.