Ahmeti në intervistën për TVM 2 flet edhe për zgjedhjet presidenciale

Lideri i BDI-së Ahmeti ka folur edhe mbi zgjedhjet presidenciale dhe kandidaturat ndërkohë që ka thënë se për momentin në vend nuk ka rrethana që një shqiptarë të fitojë në zgjedhjet presidenciale.

Marketing

 

“Pas mbledhjes së fundit të kryesisë qendrore ku u diskutuan shumë çështje e mes tyre edhe zgjedhjet presidenciale, unë kam pasur edhe një takim me Zoran Zaevin ku ishte shumë transparent e biseduam gjatë për kandidaturat dhe më pas e lamë të hapur bashkëpunimin . Gjatë kësaj periudhe rrethanat do të diskutohen edhe një herë në mbledhjen e radhës të kryesisë qendrore ku do të debatohet më gjerë e gjatë. Unë në fakt këtë çështje e kam diskutuar edhe më herët si me Gruevskin ashtu edhe me Zaevin, njëherë e kemi pas propozuar profesorin Vlado Popovskin si një figurë me të cilin mund të debatohet në shumë çështje, që mund të bënte fushatë tek shqiptarët pa problem, me atë mund të flitej edhe për Lidhjen e Prizrenit e shumë çështje që shqiptarët i kanë pikë të dobët, por që nuk gjeta mbështetje. Për momentin në vend nuk ka rrethana që shqiptarë të fitoj në zgjedhjet presidenciale, por a mund të prish punë? Sigurisht që prish punë edhe atë shumë sa që e fut vendin në krizë të thellë politike sa që fija nuk mund ti gjendet”, ka thënë kështu Ahmeti

Marketing