Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e ditës së “11 tetorit” thekson se ka nderin që në shënimin e festës shtetërore të kryengritjes popullore t’ju drejtohem me porosi që përpjekjet tona të përbashkëta, si ato të para 77 viteve, si këto të sotmet, gjithënjë ngadhnjejnë sepse paraqesin rrugën e drejtë, rrugën e bashkësisë, lirisë, paqës, sigurisë dhe stabilitetit si dhe marrëdhënieve të mira midis të gjithë neve.
Ai shprehet se përpjekjet tona të sotme janë vetëm vazhdimësi e përkushtimeve të paraardhësve tanë të cilët u rreshtuan në anën e duhur të historisë dhe dolën fitimtar.
“Ne sot e kemi rastin e papërsëritshëm që të vijojmë përkushtimin e tyre dhe të përfundojmë rrugëtimin tonë të gjatë e të mundimshëm të përbashkët drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Guximi dhe sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve duhet të na shërbej si udhërrëfim për vendimmarrjen tonë të sotme sepse përpara nesh qëndron vendimi më i rëndësishëm i gjeneratës tonë për ata që do të vijnë pash nesh. Në frymën e përpjekjeve të përbashkëta historike për liri, të marrim edhe veprim të përbashkët për ardhmëri të paqtë, stabile dhe të sigurtë, me guxim, vizion dhe vendosmëri që po bëjmë punën e duhur!”, thekson mes tjerash Ahmeti.