Ahmeti: Shqiptarët mirënjohës pafund ndaj heronjëve dhe miqve ndërkombëtar

ryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot me rastin e ditës së çlirimit të Republikës së Kosovës, ka lëshuar një mesazh duke falenderuar kështu heronjtë dhe martirët e rënë për kombin si dhe miqtë ndërkombëtarë për paqen në rajon.

Marketing

“Rrugëtimi jonë drejt Pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë i lehtë, por plot sfida e sakrifica, rrugë kjo e larë me gjak për dekada të tëra.Në këto ditë lirie, shqiptarët janë mirënjohës pafund ndaj heronjëve të vendit dhe miqve ndërkombëtar për kontributin e dhënë për liri, pavarësi dhe demokraci”, është shprehur kështu në mesazhin e tij, kryetari i BDI-së, Ahmeti.Sipas tij, një shtet si Kosova po ecë përpara dhe se gjeneratat e reja kanë përgjegjësi në ndërtimin e vendit më tej.

“Shteti i Kosovës po ecë përpara dhe gjeneratat e reja kanë përgjegjësi ta avansojnë republikën, njejtë siç kishin gjeneratat më herët përgjegjësinë për çlirim. Lavdi dëshmorëve dhe gjithë të rënëve që dhanë jetën e tyre për këtë vend”, thuhet në fund të mesazhit të Ahmetit.