Ahmeti takon drejtuesit e Kongresit pan shqiptar në SHBA

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim drejtuesit e Kongresit pan shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarin z. Bruno Ceka, drejtorin ekzekutiv z. Martin Vulaj dhe arkatarin z. Gezim Rushiti.
Me këtë rast në takim u diskutuan për të arriturat dhe sfidat e Kongresit pan shqiptar, fuqizimin e faktorit shqiptar në SHBA dhe interesat e shqiptarëve në mbarë botë.
20 vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ishte një tjetër temë e rëndësishme gjatë bisedës së Ahmetit me drejtuesit e Kongresit pan shqiptar në SHBA, duke ju referuar të arriturave që shqiptarët këtu kanë pasur gjatë këtyre dy dekadave, e që këto të arritura nuk do të ndalen me kaq.
Gjatë takimit diskutuan edhe për situatën politike në vend dhe rajon, përfshirë këtu integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe rruga të cilën e ndjek vendi për anëtarësim në Bashkimin Europian, reformat që janë bërë në vend, rolin dhe rëndësinë marrëveshjeve të arritura për rajon.
Ahmeti dhe drejtuesit e Kongresit pan shqiptar kanë diskutuar edhe mbi fuqizimin e rolit të mërgatës shqiptare përfshirë këtu dhe kontributin të cilin e japing ata, si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me administratën në Uashington.

Marketing

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan rreth zhvillimeve rajonale dhe vendosjen e bashkëpunimit konkret në drejtim të rritjes së rolit të Kogresit pan shqiptar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, mbylljen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë dhe integrim të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Europian.