Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një shkrimi tha se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet që po vazhdojnë kërkimet për 22-vjeçarin nga Kumanova, i cili para katër dite ra në lumin Vardar, respektivisht në pjesën në dalje të Zhelinës, përcjell TV21. Ahmeti apeloi deri tek banorët që njohin terrenin të ndihmojnë familjen në aksionin e kërkimit.
“Të nderuar qytetarë, po bëhen sot katër ditë që kur familja Ramadani nga Kumanova po kërkon djalin e tyre Erdanin në ujërat e lumit Vardar pranë autostradës Shkup-Zhelinë. Jam në komunikim me të gjitha institucionet kompetente që janë vënë në kërkim të tij dhe të cilët më kanë njoftuar se janë duke përdorur të gjitha mekanizmat e nevojshme, por për efikasitet më të madh veprimi apeloj deri te të gjithë qytetarët e zonave përreth që e njohin mirë këtë terren të ndihmojnë institucionet në procesin e kërkimit. Në këto momente të vështira qëndroj pranë familjes Ramadani dhe shpresoj në gjetjen sa më të shpejtë të Erdanit”, ka shkruar Ahmeti.