Ahmeti – Tsipras: Nga Forumi i Prespës përçohen mesazhe në nivel global

Tre vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, gjithnjë e më shumë shohim përfitimet nga zgjidhja e kontestit prej tre dekada me Greqinë”, kështu është konstatuar në takimin përshëndetës mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me ish kryeministrin grek, Alexis Tsipras në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që po mbahet në Ohër.

Marketing

Ahmeti dhe Tripras gjatë takimit kanë konstatuar se nga Forumi i Prespës për Dialog përçohen mesazhe shumë të rëndësishme në nivel global dhe kjo mund të konstatohet nga prezenca e përfaqësuesve të lartë botëror.
Marrëveshja e Prespës sipas Ahmetit dhe Tsipras me rëndësinë e saj po obligon Bashkimin Europian që të tejkalojë sfidat për vendin në rrugën e integrimit europian.

Në këtë takim është konstatuar se implementimi i Marrëveshjes së Prespës në dinamikën e duhur është patjetërsueshmëri dhe se kjo zgjidhje ka hapur derën e bashkëpunimit edhe më të thellë mes Shkupit dhe Athinës.