Ahmeti viziton familjen e dëshmorit Nuri Mazari: Po çojmë përpara amanetet e dëshmorëve të kombit

Pas vendosjes së gurthemelit të sallës sportive në Shkollën Fillore “Nuri Mazari” në fshatin Dollogozhdë të Strugës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar familjen e dëshmorit emrin e të cilit e mban shkolla.

Ahmeti është pritur nga babai i heroit Mazari, siç e quan ai baca Nazim, teksa në njoftimin zyrtar shkruan se emërtimi i shkollave me emrat e dëshmorëve është frymëzim për brezat e ardhshëm.

Marketing

Publikimi i plotë:

“Pasi vendosëm gurrëthemelin e sallës sportive në fshatin Dollogozhdë, vizitova familjen e dëshmorit Nuri Mazari. U prita ngrohtë nga baca Nazim, të cilin e falënderova edhe njëherë për kontributin e birit të tij, ndërsa ne sot vazhdojmë të çojmë përpara amanetet e tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. I tregova dhe njëherë se kujtimin për dëshmorët e ruajmë më së miri, andaj vendosëm që me emrin e komandant Strugës të emërtojmë pikërisht sallën sportive të shkollës e cila do të përdoret nga shumë gjenerata dhe njëkohësisht do jetë edhe frymëzim për brezat e ardhshëm”, shkruan Ahmeti.

(20+) Facebook