Akademik Izet Zeqiri sot merr detyrën rektori i ri i UNT-së

Me një ceremoni solemne, dhe në prani të të gjithë të punësuarve në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, sot në orën 13.00 Akademik Izet Zeqiri merr zyrtarsiht detyrën rektori i ri UNT-së. Akademik Zeqiri është rektor i dytë i UNT-së, dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike, drejtpërdrejtë nga 98 për qind e profesorëve të këtij institucioni të lartë arsimor në gjuhën shqipe. Para tij qëndrojnë projekte të mëdha për ti realizuar, siç janë ndërtimi i Kampusit universitar, krijimi i kushteve optimale për punë për të punësuarit, dhe për studime për studentët, decentralizimin e univerzitetit dhe angazhimin e mësimdhënësve të rinj, gjë që dështoi për ti bërë rektori i deridjeshëm Azis Pollozhani.

Marketing