Aksident në Poliçan, bie nga ura eskavatori, drejtuesi i plagosur dërgohet rëndë në Tiranë

Një eskavator ka rënë nga Ura e Plirzës në Poliçan. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se i plagosur ka mbetur Qerim Demiri, 60-vjeçari i cili drejtonte eskavatorin.

Ai është transportuar në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Marketing

Berat

Informacion paraprak

Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Marketing