Aksident në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në ora 19:45 në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci. Në aksident kanë marrë pjesë katër vetura të pasagjerëve, tha zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

Marketing

“Në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër vetura të pasagjerëve – dy Mercedes, Opel Corsa dhe Hyundai”. Në aksident drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë në vend. “Prokurori publik dhe një ekip nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë janë duke e kontrolluar vendin”, tha Trajanova.

Për shkak të aksidentit rruga rajonale Bogdanci – Gjevgjeli është e ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa komunikacioni është rikahëzuar përmes fshatit Bogorodicë, ka bërë të ditur LAMM-i.