Aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar, lëndohen 7 persona

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që dje pasdite ka ndodhur në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, në afërsi të fshatit Zajas.

Marketing

Siç thonë nga MPB, në aksident janë përfshirë tre makina.

“Në Qendrën mjekësore në Kërçovë lëndime trupore të rënda janë konstatuar tek shoferi J.V, ndërsa lëndime më të lehta tek A.A dhe E.S të cilët kanë qenë bashkudhëtarë, si dhe tek shoferi SH.V dhe bashkudhëtarët S.S dhe A.S. Gjithashtu edhe shoferi i tretë XH.A”, thuhet në njoftimet e MPB-së.

Ata shtojnë se është kryer hetim në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Marketing