Aksident në Shkup, lëndohet rëndë një person

Nga MPB, kanë informuar se një 26-vjeçare nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda në një aksident që ka ndodhur dje në Shkup.

Marketing

“Më datë 09.02.2023 në ora 08:10 është raportuar se në Shkup, në kryqëzimin e rrugës “Aleksandar Urdarevski” me rrugën “Natanail Kuçevishki”, automjeti “Audi” me targa të Shkupit drejtuar nga V.K.(35) nga Shkupi ka goditur këmbësorin H.P.(26) nga Shkupi”, njoftojnë nga MPB.

Nga aksidenti ka mbetur e lënduar rëndë H.P. që janë konstatuar në Klinikën “Nënë Tereza”. Policia nga SPB Shkup ka kryer hetim në vendin e ngjarjes.