Aksident trafiku në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, tre persona të lënduar

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se e në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, afër fshatit Nepreshten ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga SH.S. (43) nga fshati Nerasht dhe një automjeti “BMW”, gjithashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.N. (40) nga fshati Dobrosht.

Marketing

Siç informojnë nga MPB-ja, në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë B.N.

Ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe Sh.S. dhe pasagjeri i të njëjtit automjet, J.M. (43) nga fshati Nerasht.

Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për kurim, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.