Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një deklaratë për mediat bullgare ka thënë ka ndodhur një tragjedi e madhe. Ai tha se sipas informacioneve, bëhet fjalë për një agjenci turistike nga Shkupi.
“Atë që e dimë se është një tragjedi e madhe, ku një autobus me turistë, shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili nga Stambolli është nisur për në Maqedoninë e Veriut, në autobus kanë qenë 53 udhëtarë. Sipas asaj që e di, agjencia turistik është nga Shkupi dhe pres që shumica e qytetarëve janë nga Shkupi.
Disa informacione të pakonfirmuara thoin se ka mbi 10 fëmijë por edhe të tjerët kane qenë të rinj, çifte të cilët e kanë shfrytëzuar vikendin e vazhduar”, ka deklaruar Bujar Osmani.