Aksidentohet makina e ambasadës ruse në Shqipëri, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Librazhd-Elbasan. Mësohet se makina e përfshirë në aksident i përket ambasadës ruse në Tiranë.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur kthesa e Murashit dhe nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një të lënduar, punonjës i ambasadës.

Dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin për shkak të motit të keq dhe rrëshqitës në atë zonë, një fenomen që ndodh gjithnjë kur ka reshje aty.