Aksion i dhurimit të gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata rajonale Qendër dhe Instituti për mjekësi transfuzioni, me rastin e festës së Shën Mërisë, sot, tradicionalisht, për të 17-tën herë organizojnë aksion të dhurimit të gjakut.

Marketing

Qëllimi i aksionit, që do të mbahet prej orës 9:00 deri në orën 17:00 në Shtëpinë e ARM-së, është të sigurojnë sasi më të mëdha të gjakut në periudhën verore për shkak të mundësisë së mungesës së gjakut dhe derivateve të tij.

Aksioni i dhurimit të gjakut për herë të parë u organizua në vitin 2003, kur 146 njerëz dhuruan gjak, ndërsa në vitin 2018, humanitetin e tyre e treguan 264 persona. Për këto 16 vite ka pasur 3.708 dhurime të gjakut, apo mesatarisht 232 dhurues gjatë një aksioni.

Marketing