Aksion i madh policor në Prilep, arrestohen trafikantët e drogës

Aksion i madh policor po zhvillohet në Prilep, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21.

Marketing

Sipas informacioneve të para jo zyrtare të TV21, është shkatërruar një grup i madh i trafikantëve të drogës.

Gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa aksioni është duke vazhduar dhe për këtë arsye nga MPB-ja nuk dhanë më shumë detaje.

Jo zyrtarisht, janë arrestuar zyrtarë policor, pronar lokalesh dhe biznesmenë.