Higjiena Komunale”-Shkup, në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërime” sot filluan aksion shumëditësh për pastrim gjeneral të komunës Butel.
Në kuadër të aksionit do të kryhet fshirje dhe larje, me dorë dhe makina në të gjitha bulevardet dhe rrugët shërbyese, njashtu edhe pastrim i deponive të egra në këtë komunë. Në aksion do të angazhohen afërsisht 45 punëtorë, ndërsa nga mekanizmi në dispozicion do të përdoren: dy automjete speciale komunale për ngarkim, dy automjete speciale komunale – fshesa, një automjet special- kiper dhe një autocisternë.
Fillimin e aksionit e lajmëruan kryetari i komunës Butel, Vladimir Smilevski, drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani dhe drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Adrijan Muça.