Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev me delegacion të përbërë nga përfaqësues qeveritar si dhe përfaqësues nga kisha ortodokse dhe kisha katolike maqedonase, sot do të qëndrojnë në vizitë zyrtare në republikën e Italisë me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”.
Siç njoftojnë nga qeverisa, sot Zaev dhe delegacioni pritet që të arrijnë në Bazilikën Shën Kliment ku do të priten nga ati Tomas Mekarti. Në këtë Bazilikë delegacioni qeveritar maqedonas dhe bullgar së bashku do të vendosin lule në varrin e Shën Kirilit.
Delegacioni maqedonas më pas do të drejtohet drejt bazilikës “Santa Marija Maxhore” ku do të vendosin lule në përmendoren e papës Adrian II, në nder të Shën Kiril dhe Metodij në Ambasadën e Bullgarisë do të ketë drekë të përbashkët të kryeministrave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Pasdite delegacioni qeveritar maqedonas dhe bullgar do të marrin pjesë në programin kulturor të organizuar nga ministria e kulturës së dy vendeve.