Al Aksa mbushet nga njerëzit për Kurban Bajram, goditet “djalli” me gurë pranë Mekës! (VIDEO)

Besimtarët myslimanë kanë mbushur kompleksin e xhamisë së famshme të Al Aksasë në Jeruzalem, për të shënuar me lutje e kremtime Kurban Bajramin, apo festën e Sakrificës të mbajtur në fundin e pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit në Mekë. Kurban Bajrami shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas Fiter Bajramit, dhe konsiderohen festat më të rëndësishme në besimin islam.

Marketing

Në këtë ditë, myslimanët therin kafshë, në shenjë të nderimit simbolik për gatishmërinë e profetit Ibrahim, për të sakrifikuar djalin e tij të parë, në një akt të përgjërimit ndaj Zotit.

Përpara se Ibrahimi ta sakrifikonte djalin, Zoti i siguroi një qengj për ta sakrifikuar. Tradita është që mishi i kafshës së therur t’iu ndahet të varfërve. Devotshmëria, sakrifica, e solidariteti, janë mesazhet që përcillen prej liderëve fetarë myslimane në këtë ditë të shënuar për ndjekësit e këtij besimi.

Sivjet, festa ka marrë rëndësi të veçantë edhe për faktin se për faktin se pas dy vitesh bllokimi për shkak të pandemisë, besimtarëve myslimanë iu dha mundësia të udhëtojnë drejt Meskës në Arabinë Saudite për ritualin e Haxhit, një ritual ky i konsideruar si një nga pesë shtyllat e Islamit.

Pjesëmarrësit e pelegrinazhit masiv kanë qëlluar me gurë dy shtyllat ku besohet se ndodhet djalli, ndodhur në një urë në Luginën Mina, rreth 5 kilometra nga Meka. Rituali është një imitim i vrasjes së tij me gurë nga Abrahami në tre pikat ku thuhet se Satani u përpoq ta largonte atë nga bindja e urdhrit të Zotit për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Rituali në fjalë është pllakosur vitet e shkuara.

Marketing