Janë padyshim dy prej artistëve më të dashur dhe më të suksesshëm shqiptar.
Alban Skënderja dhe Miriam Cani përveç karrierave janë edhe një shembull i dashurisë, harmonisë dhe kanë një familje të mrekullueshme.
Por, atyre iu deshën 12 vite që të kurorëzonin lidhjen e tyre me martesë dhe atë e bën një vend përrallor dhe ishull të pa banuar. Lajmin e lumtur çifti simpatik e bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale përmes të cilit edhe shpjeguan arsyet pse iu deshtë të prisnin kaq shumë vite.
Albani dhe Miriam përmes disa rreshtave emocional dhe romantik përshkruan dashurin e madhe që kanë për njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Albani dhe Miriam janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Ameli.
Postimi i tyre i plotë:
PO!
U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!
U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO … deri sa vdekja te na ndaje! 7 Maj, 2019.