Njohësi i rrethanave të Ballkanit Perëndimor, Jasmin Mujanoviq, ka ngritur një paralele ndërmjet adresimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mënyrën e adresimit në gjuhën serbe dhe ruse në fjalimet e tyre.
Mujanoviq ka shpërndarë videon e djeshme të Kurtit, i cili bëri apel nga serbët e Kosovës të besojnë në institucionet e vendit dhe të mos bien pre e regjimit të Beogradit, duke implikuar ngjashmëri me Zelenskyn, shkruan lajmi.net.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u drejtohet serbëve në Kosovë në serbisht duke u kërkuar atyre që të refuzojnë ndikimin dhe ndërhyrjen e “regjimit autoritar në Beograd”. E frymëzuar qartë nga fjalimi i fundit i Zelenskyy në gjuhën ruse”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.
Kosovo PM @albinkurti addresses Serbs in Kosovo in Serbian urging them to reject influence & interference of “the authoritarian regime in Belgrade”. Clearly inspired by Zelenskyy’s recent Russian language address. Still remarkable. Video via @admirim. pic.twitter.com/s1gYMw9Xeb
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) March 25, 2022
Për ngjashmëri në veprime ka pasur implikime edhe më herët. Në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratonte rezolutën në përkrahje të Ukrainës dhe populli i saj, Kurti u shfaq i veshur jo me kravatë e setër si zakonisht.
Njohësi i rrethanave politike, në një cicërimë të mëvonshme, e ka cilësuar si “një politikë të mirë” këtë veprim të Kurtit.
Some folks are objecting to my implication that Kurti’s decision to issue this address in Serbian is inspired by Zelenskyy, as he has done so previously too. The timing to me was conspicuous, but I might also just be wrong. Good politics by the PM either way.
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) March 26, 2022