Ali Ahmeti e konfirmon takimin me Arben Taravarin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka takuar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Këtë takim e ka konfirmuar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke theksuar se nuk është fshehtësi pasi punojnmë për të krijuar një union apo front për Evropën e bashkuar, përcjell TS.

Marketing

Takimi mes Ahmetit dhe Taravarit e kanë e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i Taravarit. Nga atje kanë zbuluar se është biseduar për zhvillimet politike në vend, ndryshimet kushtetuese, perspektivën evropiane e vendit dhe mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare.

Dy liderët kanë konstatuar se këto janë momente të rëndësishme për vendin dhe qytetarët, ndërsa ndryshimet kushtetuese dhe hapja e bisedimeve me BE-në janë prioritet strategjik, që do ndikojnë edhe në rrjedhën e zhvillimeve të tjera në vend dhe rajon, u shprehën nga kabineti i Taravarit.

https://www.facebook.com/watch/?v=509278207978774