Tronditëse! Adoleshentja godet me shqelma kokës shoqen e klasës (VIDEO)

Një video tronditëse ka qarkulluar ditën e djeshme në mediat britanike ku një adoleshente godet brutalisht shoqen e saj të klasës.

Marketing

Në videon 15 sekonda, shihet sesi ajo e tërheq përtokë dhe e godet vazhdimisht ndërsa vajza tjetër nuk reagon e kërrusur në dysheme. Ka qenë një nga mësuesit që i ka dhënë fund sulmit duke ndërhyrë, moment ky që nuk është filmuar.

Ngjarja ka ndodhur në Akademinë “Waid” në verilindje të Glasgow të Skocisë.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, janë dënuar nga politikanët skocezë dhe është kërkuar marrja e masave të menjëherëshme kundër dhunës në klasë.

Willie Rennie nga Parlamenti Skocez u shpreh: Mbrëmjen e kaluar pashë një video të një nxënëseje që sulmonte një tjetër në Waid Academy në zonën time. Imazhe që nuk më hiqen nga koka!

Ndërsa autoritetet policore thanë se janë në dijeni të incidentit dhe kanë kontaktuar me shkollën për kryerjen e hetimeve.