Ismet Sylejmani
Zërat e shqiptarëve të pakënaqur që nuk mund të arrijnë e të hypin në pushtet, kërkojnë ta kenë Albin Kurtin e tyre në Maqedoninë e Veriut!
Albin Kurti ne Maqedoninë e Veriut e ka emrin Ali Ahmeti!
BDI-ja në Maqedoninë e Veriut është si VV-ja në Kosovë!
Ali Ahmeti në zyrën e Tij në Parti e mban vetëm flamurin kombëtar dhe jo atë shtetërorë Maqedon, njëjtë sikur Albin Kurti në Kosovë që në Lëvizje e mbanë në zyrën e Tij flamurin kombëtar dhe jo atë shtetërorë!
Teoria dhe praktika fundamentale demokratike se pushteti politik dhe ekzekutiv buron nga populli dhe është vetë vula e popullit, e ka edhe firmën e popullit shqiptar në Maqedoni, i cili për 20 vite me radhë ia hedhë me dëshirë dhe dashuri të madhe votën birit të Tij më të mirë e më të lavdishëm, atij që e ka emrin Ali Ahmeti në Maqedoni, njëjtë si Albin Kurtit në Kosovë!
Ali Ahmeti është i pari dhe i vetmi udhëheqës politik shqiptar deri tani, që e ka edhe ekzekutivin edhe popullin!
Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut është i njejtë sikur edhe Albin Kurti në Kosovë, e ka edhe qeverinë edhe popullin!
Pra edhe udhëheqë me qeverinë edhe ushqenë dashurinë dhe e ka pas fuqinë e popullit!
Ali Ahmeti njejtë sikur Albin Kurti, e ka perspektivë të sigurtë shtetin dhe pushtetin në funksion të mirëqenies së popullit të Tij dhe të qytetarëve të shtetit në të cilin jeton dhe vepron!
Cili shqiptar ka themeluar Ushtri Çlirimtare Kombëtare, për të zhvilluar luftë të armatosur heroike e historike për të realizuar të drejta njerëzore e kombëtare për pozitën e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut?
Maqedonia antishqiptare ishte e keqe dhe ishte e padrejtë pothuaj ndaj çdo gjëje shqiptare, këtë e provon katërcipërisht e kaluara e hidhur!
Cili është ai shqiptar që ja ka lëkundur tërrmet e furtunë dhe rrahur me fuqi herkuli tavolinën pushtetit politik e mafioz Maqedonisë antishqiptare sikur shqiptari i madh Ali Ahmeti?
Cili shqiptar ja ka tundur foltoren retorike për të përmbysur pushtetin antishqiptar në Maqedoninë antishqiptare, si shqiptari i madh Ali Ahmeti?
Ali Ahmeti është njeri prej personazheve më të mëdha të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar!
Ali Ahmeti është njëri prej Udhëheqësve më të mëdhenj e më të lavdishëm të popullit shqiptar!
Ali Ahmeti është njëri prej themeluesve modern të Maqedonisë së Veriut!
Ali Ahmeti është mbrojtës e jo zhvatës i popullit shqiptar dhe i shtetit në Maqedoninë e Veriut!
Ali Ahmeti është i pakorruptuar, i pa shantazhuar dhe i pafriksuar!
Ali Ahmeti është mbrojtës i shtetit demokratik, ligjorë dhe kushtetues!
Jeta e tjeshtë dhe në mes të popullit e Ali Ahmetit e bën të pranueshëm dhe të krahasueshëm me çdo politikan patriot e atdhedashës popullor e luftëtar çlirimtarë demokrat, diplomat të shquar dhe burrështetas të pranuar e të nderuar nga të gjithë homologët!
Maqedonia e Veriut, ky Atdhe i madh i shqiptarëve në tokat e tyre të gjyshërve e stërgjyshërve të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar, te Ali Ahmeti sheh besnikun e madh të interesave të Atdheut, dalëzotësin e fateve të nëpërkëmbura të shqiptarëve të nënshtruar e të përbuzur, të shfrytëzuar e të pushtuar poltikisht dhe ekonomikisht, të varfëruar e të shpërngulur nga tokat e tyre dhe në mërgim nëpër tërë planetin njerëzor kudo e në çdo skutë!
Shqiptaret e Maqedonisë së Veriut, ishin të shpërndarë kudo nëpër botë e veqanërisht në ish-jugosllavi!
Ata punonin punë e ushtronin zanate të ndryshme, dhe përkundër përkushtimit të madh në profesionet e tyre, kurrë më parë nuk kishin dinjitet,respekt e konsideratë, kështu sikur kanë tash pas luftës së UÇK-së e pas ardhjes në pushtet me votë të lirë e demokratike të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Bashkimi Demokratik për Integrim e Kryetari Ali Ahmeti, janë të pamposhtur si vargmalet e sharrit legjendarë, janë të pa arritshme sikur ato maja të pashkelura të vargmalit të famshëm heroik, që është granatuar e djegur flakë nga artileria e ushtrisë dhe policisë antishqiptare të Maqedonise së Kiro Gligorovit e Ljupqo Georgievskit!
Bashkimi Demokratik për Integrim e Kryetari Ali Ahmeti, janë kala e pashembullt e çeliktë shqiptare, e cila nuk kalohet dot, sepse është perfaqesuese eminente dhe e fuqishme e shqiptarizmës dhe transmetuese origjinale e përcaktimit të madh dhe të padiskutueshëm të frymës, veprës dhe jetës në familjen moderne e bashkëkohore euroatlantike!
Fuqia e personalitetit njerezorë të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut është e njejtë sikur e Albin Kurtit në Kosovë!
Angazhimi permanent dhe vendosmeria e madhe e bëjnë të dukshme dhe të prekshme jo vetëm të pamundurën të mundshme, por edhe arrijnë dhe stolisen me suksese të mëdha e të pranuara dhe të njohura edhe nga kundërshtarët, kritikuesit dhe nihilistët e papërmirësueshëm!
Fitoret janë të pashmangshme dhe të padiskutueshme, kur punohet e luftohet që të arrihen ato edhe ateherë, kur të tjerët jo vetëm ta dëshirojnë disfatën, por edhe angazhohen që të jeshë një kopje e dobët përballë synimit për të qenë origjinal dhe për të pushtuar maja të larta të fitoreve të mëdha në çdo fushë të jetës të cilin ta ofron pushteti politik dhe fuqia e ekzekutivit!
I tillë është Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, i cili në Maqedoninë e Veriut, është Albin Kurti i Kosovës, është popullorë e i thjeshtë, natyral e njerëzorë, kombëtar i pashembullt në mbrojtjen e jetës së pakorruptuar të çdo shqiptari e qytetari në vendin ku Ai qeverisë e do të qeverisë edhe shumë gjatë, sepse vota e popullit në demokraci është sikur lufta fitimtare çlirimtare e ushtrisë së armatosur rëndë e në menyrë moderne!
Ali Ahmeti është i pakrahasueshëm me të vegjelit dhe i krahasueshëm, i qëndrueshëm dhe fitimtarë me dinjitet me të mëdhenjtë!
ALBIN KURTI I MAQEDONISË SË VERIUT ËSHTË ALI AHMETI