Ali Ahmeti nga Haraçina: BDI-ja kontribuese në marrjen e ftesës në NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së sotshme ka qëndruar në Komunën e Haraçinës ku banorëve të fshatrave të cilët e përbëjnë këtë komunë ju ka bërë me dije rendësin e votimit me 30 shtator për tu rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake NATO duke votuar PËR Maqedoninë Evropiane.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi se shqiptarët janë vullnetmirë e duan jetën, ardhmërinë, e duan lirinë.
“Nuk dyshoj në përcaktimin e as në vullnetin e fortë të shqiptarëve që me 30 shqiptarëve ti thonë po Evropës, po NATO-së, po ardhmërisë.

Shqiptarët kanë qenë pjesë e pandashme e procesit, ne kemi qenë pjesë e zgjidhjes së këtij procesit, pjesë e zgjidhjes së këtij së këtij kontesti. Ju siguroj si vëllai i juaj me anëtarësimin e këtij vendi në NATO dhe Bashkimin përfundojnë ëndrrat e Lindjes që të sundojnë me shqiptarët në këto hapësira.

Dilni të votoni PËR Maqedoninë Evropiane me 30 shtator se vendoset e ardhmja jonë e ardhmja e këtij vendi,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Para banorëve të Haraçinës nën shoqëri të kryetarit të BDI-së, prezent ishin zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, dhe deputeti Ejup Alimi. Gjatë ditës së nesërme është paraparë që të qëndrohet në komunën e Studeniçanit dhe në Shuto Orizare.

Marketing