Ambasada e SHBA-ve kërkon që PSP-ja të vazhdojë me punë dhe të arrestohen të gjithë që thyejnë ligjin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tërësisht e mbështetë vendimin e Prokurorisë që të inspektojë të gjitha dyshimet për korrupcion dhe t’i përndjekë të gjithë të dyshuarit me fakte të besueshme dhe të bazuara me ligj, përcjellë Zhurnal.

Marketing

Siç thonë nga Ambasada e SHBA-ve, të gjithë ata që kanë thyer ligjin duhet të përgjigjen.

“Çdosecili për të cilin vërtetohet se ka keqpërdorur besimin e opinionit duhet të përgjigjet. Për SHBA-të është e rëndësishme të potencohet se Prokuroria Speciale Publike luan rol të rëndësishëm në përpjekje të Maqedonisë së Veriut të tregojë përkushtim të vendit për gjyqësi të pavarur dhe përgjegjësi për krimet e kaluara dhe korrupcion”, thonë mes tjerash nga Ambasada për 360 gradë.

Nga Ambasada e SHBA-ve bëjnë thirrje që PSP-ja të vazhdojë me punën e saj duke ndjekur rastet pa pengesa, me qëllim që t’i ndihmojë vendit në integrimin në NATO dhe BE.

“Kjo do të siguronte se Prokuroria Speciale Publike mund të vazhdojë me punën e saj të rëndësishme dhe të vazhdojë të ndjekë rastet e saja pa pengesa, gjë që do e ndihmonte Maqedoninë e Veriut të avansojë drejt integrimit në NATO dhe Europë”, thonë nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Ndryshe, pas arrestimit të kryeprokurores speciale Katica Janeva, rrezikon të përfundojë edhe funksionimi i PSP-së në përgjithësi.

Marketing