Ambasadorët Zhbogar dhe Tiganj në Kërçovë, inspektuan punimet për revitalizimin e Kalasë

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar dhe ambasadorja e Kroacisë Nives Tiganj, të shoqëruar nga kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, inspektuan punimet për revitalizimin e Kalasë së Kërçovës, projekt ky që realizohet me mbështetjen e IPA fondeve të BE dhe Bankës Botërore.
Pas vizitës në shkollat e mesme të Kërçovës “Drita” dhe “Mirko Mileski”, ambasadorët Zhbogar dhe Tiganj u takuan me kryetarin e Kërçovës Fatmir Dehari dhe së bashku inspektuan punimet për rikonstruimin e Kalasë së qytetit. Me këtë rast ata u shprehën të kënaqur për zhvillimin e mbarë të punimeve që realizohen me ndihmën e BE duke mbështetur një projekt me ndikim të madh në promovimin e turizmit dhe vlerave kulturore në qytetin e Kërçovës.

Marketing

Tani ndodhemi në një lokalitet të mrekullueshëm, ku do të ndërtohen objekte kulturore, në të cilat shpresoj se pas përfundimit të punimeve, në këtë vend, edhe Kroacija si vendi që ka marrë kryesimin me BE, do të promovojë kulturën e saj, nënvizoi ambasadorja kroate Nives Tiganj.
Duke i falenderuar për mbështetjen e projekteve konkrete, kreu i Kërçovës Fatmir Dehari potencoi se ndihmat e ofruara nga BE, do të mundësojnë promovimin e vlerave të përbashkëta kulturore në pjesën më të bukur të qytetit.

Ky projekt që kap vlerën 660 mijë euro, pritet të përfundojë kah fundi i muajit qershor.

Marketing