Ambasadori i Shqipërisë, Fatos Reka vizitoi qendrën analitike “Abdilaqim Ademi”

Sot nё hapёsirat e reja tё Qendrёs Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” nё Shkup, drejtori i qendrёs Izet Mexhiti, priti Amabsadorin e Shqipёrisё Fatos Reka.

Marketing

Mexhiti informoi ambasadorin pёr aktivitetet tё cilat janё realizuar nё vitin qё lamё pas, si dhe e informoi pёr projektet e vitit 2019.

Reka shprehu kёnaqёsinё pёr nivelin e bashkёpunimit dhe shprehu dёshirёn pёr tё pёrkrahur nё projektet tё cilat do tё zhvillohen nё tё ardhmen.

Tё dy bashkёbiseduesit poashtu, diskutuan pёr situatёn politike nё Republikёn e Maqedonisё dhe pёr mardhёniet ndёrfqinjёsore.