Ambasadori Kuqi: Ambasada çdo herë do të përkrah dhe ndihmojë parezervë mërgimtarët

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Dr. Driton Kuqi gjatë fundjavës ka takuar mërgimtarët tanë. Ai realizoi takim me udhëheqësit e QIKSHN.  Me këtë takim ambasadori Kuqi u bëri me dije mërgimtarëve tanë në Norvegji se Ambsada çdo here do jetë në përkrahje të tyre.

Marketing

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës së Diasporës shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ditëve të fundjavës, takova përfaqësuesit e QIKSHN dhe kryetarin z. Fatmir Shabani , si dhe krerët e jetës arsimore, edukative, kulturore dhe fetare të komunitetit tonë në M.Norvegjisë, përfshirë këtu koordinatorin e shkollës shqipe “Naim Frashëri”, z. Metush Bajrami , arsimtarët, imamin dhe kryesinë e ngushtë të QIKSHN.

Në takim potencova orientimin tonë properëndimor, si dhe shpreha mirënjohje të larta për Mbretërinë e Norvegjisë 🇧🇻 e cila institucionalisht ka mbështetur, financuar dhe përkrahur secilën nismë, kërkesë e nevojë të Mërgatës tonë.

Në organizime të këtilla shkëlqyera, të nevojshme dhe tejet fisnike, Ambasada jonë çdo herë do të jetë në përkrahje dhe ndihmë të parezervë.