​Amir Rrahmani i shënon gol të bukur Sassuolos

Pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet aktualisht në Serie A mes Sassuolos dhe Napolit përfundoi në të mirë të mysafirëve me shifrat 3:1.

Marketing

Napoli ishte në disavantazh kundër Sassuolos, pasi që Uros Racic shënoi në minutën e 17’ për të kaluar vendasit në epërsi prej 1:0, raporton KosovaPress.

Por, rezultatin në 1:1 arriti ta barazonte ylli dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani në minutën e 29’, para se Victor Osimhen të shënonte dy gola në minutën e 31’ dhe minutën e 41’ për ta kaluar Napolin në epërsi.

Rrahmani shënoi gol të bukur dhe atë e gjeni më poshtë.