Analiza e Aleancës Demokratike: Në njësinë e gjashtë me 7,000 vota bëhesh deputet ndërsa me një njësi me dhjetë mijë vota

Aleanca Demokratike vlerëson se Maqedonia duhet të jetë me një njësi zgjedhore që secila votë të ketë të njëjtën peshë.
Analiza që ka bërë Aleanca Demokratike, siç thonë nga partia, konfirmon pa mëdyshje se ndarja e gjashtë zonave elektorale është vetëm në favor për njësinë e gjashtë , ku për një deputet janë të mjaftueshme shtatë mijë vota ndërsa me 140,000 vota sigurohen njëzet vende në Parlament për dallim nga zonat tjera( e para, e treta etj), ku për mandat deputeti votojnë 10 mijë votues dhe për 20 deputetë duhet të ketë 200 mijë vota informon Tetova sot.

Marketing

“Me pak fjalë, në zonën e gjashtë elektorale me 60 mijë vota më pak kemi 20 deputetë “ vlerëson Aleanca Demokratike
Prandaj, kjo parti bën thirrje që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore , në mënyrë që përbërja e Parlamentit të jetë një pasqyrim i vërtetë i vullnetit të qytetarëve, sesa një marrëveshje e papërpunuar politike që favorizon partitë që kanë trup më të madh elektoral në zonën numër gjashtë .

Përndryshe, nëse Maqedonia do të ishte një zonë elektorale, pozicioni monopol i partive të mëdha do të shembej dhe “sistemi njëpalësh” i qeverisë do të çmontohej përfundimisht. Partitë më të vogla dhe të reja do të përfaqësohen në Parlament dhe do të jenë në gjendje të ndikojnë në ligje dhe vendime të rëndësishme për sundimin e ligjit, luftë efektive kundër korrupsionit dhe integrim më të shpejtë evropian “, përfundon analiza e Aleancës Demokratike.