Angellov: Situata me zjarret në Maqedoni është tepër serioze

Drejtori i Drejtorisë për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka thënë se situata me zjarret në Maqedoninë e Veriut është tepër serioze, dhe se vetëm në Shkup ka 18 vatra zjarres, njofton Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Për momentin jemi duke punuar në bazë të prioriteteve dhe për këtë jemi në kontakt me zyrat tona nëpër gjithë qytetet. 300 ushtarë janë të angazhuar për të na ndihmuar dhe gjithë fuqitë e drejtorisë sonë janë të dërguara në vende të ndryshme ku ka zjarr” ka thënë Angellov mes tjerash.

“Gjendja me zjarret ndryshon në çdo minut dhe për këtë ndikon temperatura e lartë dhe erërat e forta që kanë kapluar vendin. Era për momentin është kundërshtari jonë më i madh pasi ndihmon përhapjen e zjarrit.”

Nga drejtoria për kriza dhe shpëtim thonë se nesër do të vlerësohet gjendja e zjarreve në gjithë vendin dhe do të planifikohen masa.

Angellov shton se janë kontaktuar të gjithë vendet e rajonit dhe aleatët në NATO dhe BE për të kërkuar ndihmë.

Marketing