Anglia është gati për Botëror

Anglia ka shënuar edhe fitoren e radhës në miqësore, kësaj radhe Tre Luanët kanë mposhtur Kosta Rikën.

Marketing

Anglia duket se është gati për Botëror dhe nëse vazhdon me këtë formë ata do të jenë ndër favoritët kryesor të Botërorit.

Ata sonte kanë luajtur një miqësore kundër Kosta Rikës, e cila i kishte eliminuar nga Botërori i Brazilit, më rezultat 2-0 ndërkaq anglezët kanë treguar formë të mirë pasi që për ta nuk kanë startuar i gjithë formacioni kryesor.
Pjesa e parë fillojë shumë më mirë për Anglinë të cilët erdhën në epërsi që në minutën e 14’të të ndeshjes.

Një supergol e shënoi talenti i Manchester United, Marcus Rashford nga largësia.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.
Në pjesën e dytë prapë ishte Anglia që e dominoi takimit.

Goli erdhi në minutën e 76’të nga Ëelbeck pas një asistimit të Delle Alli.
Me këtë fitore Anglia shkon shumë mirë në Botëror pasi që edhe në kualifikime ishin të mirë.

Marketing