Anketë: 41.5% do të votojnë “për” në referendum, 35.1 “kundër”

Në referendumin e 30 shtatorit numri më i madh i qytetarëve do të votojë “për”. Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë” pozitiv do të përgjigjeshin 41.5% e qytetarëve, kundër do të votonin 35.1%, 12.4% janë ata që nuk do të votojnë, 9.2% janë të pavendosur, ndërsa 1.9 kanë refuzuar të përgjigjen në anketën që e ka bërë Qendra Maqedonase për Politikë .

Marketing

Sipas këtij hetimi, shumica dërmuese prej 66.4% do të del të votojë, 19.8% do të bashkohen me iniciativën për bojkotimin e referendumit, ndërsa 11.9% ende nuk kanë vendosur të votojnë, 1.9 nuk janë përgjigjur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analiza sipas etnisë tregon përkrahje të madhe e shqiptarëve që është më e vogël nga maqedonasit. 45.2 e qytetarëve maqedonas janë kundër, 27.4 janë për, ndërsa të tjerët nuk dinë apo nuk do të votojnë. Tek qytetarët me prejardhje shqiptare 88% janë për, ndërsa 2.2% janë kundër.

Sipas këtij hetimi, 48.2% e të rinjve do të votojnë për, ndërsa 34.1 do të votojnë kundër. Përkrahje më të madhe janë personat të arsimuar me shkollë të lartë.

Për marrëveshjen qytetarët më së shumti janë informuar nga mediat – 73%, ndërsa të tjerët, nga rrjetet sociale dhe nga biseda me familjarë dhe miq. Vetëm 3.1% e kanë lexuar marrëveshjen, por 85% thonë se kanë informacion rreth marrëveshjes, ku 19.5% thonë se e dinë në plotësisht, 32.6 e din marrëveshjen mesatarisht, ndërsa 11.6% dhanë vlerësim më të ulët nga 1 deri në 5.

Për numrin më të madh të të anketuarve, gjegjësisht 48.3% e tyre, pyetja e referendumit është e qartë dhe e kuptueshme, ndërsa për 44.8% pyetja e referendumit nuk është plotësisht e qartë. E pa kontestueshme është përkrahje për anëtarësimin e Maqedonisë ne BE dhe NATO, ku 80.2% është për.

Marketing