Anketë: 81 për qind e qytetarëve kanë qëndrim personal për referendumin

Portali faktor.mk ka zbatuar një anketë ku ka pyetur qytetarët se a janë të informuar mjaftueshëm që të formojnë qëndrim personal rreth referendumit të 30 shtatorit.

Marketing

Pyetjes iu janë përgjigjur gjithësej 3611 vizitor në ueb faqen e portalit.

81 për qind nga të anketuaerit janë përgjigjur se janë të informuar lidhur me referendumin, dhe se kanë informacione të mjaftueshme për të ndërtuar qëndrim personal për këtë çështje. Vetëm 10 për qind nga të anketuarit treguan infioritet ndaj kësaj pyetje duke vlersuar se kjo temë nuk iu intereson.

Nga faktor.mk deklarojnë se përqindja e madhe e personave që kanë qëndrim personal është rezultat i involvimit të qytetarëve në ndodhitë shoqërore të vendit.