Ansambli i RMV-së mban koncert më 19 dhjetor

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Ansambli i RMV-së ka theksuar se koncerti në kuadër të manifestimit “Nëntori i flamurit” i planifikuar të mbahet me 28 nëntor dhe i anuluar për shkak të tragjedisë do të mbahet për të gjithë artdashësit me 19 dhjetor, në orën 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Koncerti do të transmetohet Direkt nga salla në dy televizione shtetërore – TVM2 dhe Radiotelevizioni shqiptar – RTSH.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj ju duhet të tregoni detyrimisht në hyrje çertifikaten e vaksinimit. Mbajtja e maskës është e detyrushme.