Anxhela Peristeri: “Faleminderit për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë në Eurovizion!

Anxhela Peristeri mbrëmë shkëlqeu në natën finale të “Eurovision 2021” dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Marketing

Këngëtarja me një zë të fuqishëm e paraqitje mahnitëse arriti të fitojë zemrat e shumë njerëzve që vlerësuan pozitivisht performancën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse nuk arriti të grumbullojë pikë të mjaftueshme për të hyrë në top 10-shen e më të mirëve, ajo dha maksimumin e saj dhe për këtë e vlerësojmë shumë.

Sot përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka falenderuar të gjithë përkrahësit e saj gjatë këtij rrugëtimi.

“Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ❤️( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve)🙏 Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi.Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj ❤️Ju falenderoj qe ishit krenare per mua 🙏🙏🙏” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Marketing