Rasti me bariun nga Shqipëria, flet kryeshefi Amir Dalipi

Pas investigim nga Agjencia e Lajmeve FLAKA, për bariun nga Shqipëria që pretendohej të mbahej peng në fshatin Toplicë të rrethit të Gostivarit, është prononcuar kryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipin, përcjell Flaka

Marketing

Në prononcimin ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Dalipi jep detaje rreth ratit në fjalë.

“Lidhur me raportimin që u publikua në një emision në mediumet e Shqipërisë, në të cilin një person me emrin Xh.H nga Republika e Shqipërisë i cili pretendohet se mbahej peng në mënyrë të paligjshme si bari që rruante bagëti në fshatin Toplicë të Gostivarit dhe punonte pa kompensim që dmth se pronari ku punonte nuk e kishte paguar, pjestarët e policisë nga nga Njësia e Policisë Gallatë e kanë gjetur personin në fjalë. Pas bisedës fillestare me personin në fjalë dhe sipas dëshmisë së tij, pjesëtarët e Policisë kanë konstatuar se peroni Xh.H., (46) nga Shqipëria është duke punuar për pronarin R. R., (54) nga fshati Toplicë, dhe se nuk ishte e vërtetë se ai është mbajtur peng pa pëlqimin e tij dhe se kishte pasur keqkuptime”, deklaroi për Flaka, kryeshefi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipi.

Pas inspektimit në terren, nga Pjestarët e policisë është konstatuar se personi ka keqëperdorur qëndrimin turistik në RMV, pas së cilës i njëjti mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar. Nga Policia e Gostivarit thonë që do të merren masat dhe sanksionet adekuate për qëndrimin e tij në vend në kundërshtim me qëllimin.

Marketing