Apple, kompania e parë amerikane që arrin vlerën prej një trilion dollarësh

Gjiganti i teknologjisë amerikane, Apple, është kompania e parë publike në SHBA që ka arritur vlerën prej një trilion dollarësh në tregun e aksinoeve. Kjo arritje është nxitur nga produkti iPhone, i cili është jashtëzakonisht popullor.
Kompania Apple, që u themelua më 1976 në garazhën e Steve Jobs, ka rritur vlerën e aksioneve prej 207,05 dollarë më 2 gusht, duke bërë të mundur që vlera e kësaj kompanie të kap shifrën e trilionit.

Marketing

Bashkëthemeluesi i kësaj kompnie, Steve Jobs kishte lënë Apple në mesin e viteve të 80-ta. Kjo kompani kishte pasur rënie në tregun e aksioneve gjatë kësaj kohe. Pasi Jobs u rikthye në kompani, Apple filloi të fokusohet në kompjuterë dhe më 2007, kjo kompani lansoi iPhone, i cili u bë lider në industrin e telefonave të mençur.

Një vit para se të lansohej iPhone, Apple kishte rreth 20 milionë dollarë shitje në vit, ndërkaq profiti në total ishte nën 2 miliardë dollarë. Më 2017, kjo kompani kishte shitje prej 229 miliardë dollarësh.
Jobs vdiq më 2011 dhe ai u zëvendësua në postin e drejtorit ekzekutiv nga Tim Cook.

Marketing