Gjorge Ivanov nuk është i denjë për funksionin që po kryen. Ai përsëri u përpoq ta rivendos Maqedoninë në izolim, ku e sollën atë së bashku me mentorin e tij politik Nikolla Gruevski. Sot Ivanovi ka kundërshtuar interesat strategjike të Maqedonisë, kundër BE-së dhe NATO-s, deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.
Ai porositi Ivanovin ta lexojë Marrëveshjen me Greqinë dhe të sheh se me të garantohet gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas.