Katari ka akuzuar Arabinë Saudite për ndalimin e shtetasve të tij për të kryer Haxhin këtë vit. Këto akuzë i kanë mohuar zyrtarët sauditë.
Rreth 1 mijë e 200 qytetarë të Katarit lejohen të ndjekin pelegrinazhin brenda një sistemi kuotë, por zyrtarët nga Katari thonë se është bërë e pamundur të regjistrohen për këtë vit.
Arabia Saudite, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin ndërprenë marrëdhëniet me Katarin në qershor të 2017-ës duke e futur këtë vend në një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore.
Shtetasit e Katarit e kanë gjithashtu të ndaluar të hyjnë në këto shtete, por Rijadi thuhet se ka bërë një përjashtim për Haxhin.
Në qershor, ministria e Arabisë Saudite për Haxhin njoftoi hapjen e një faqeje interneti, përmes së cilës njerëzit nga Katari mund të regjistroheshin për pelegrinazhin e vitit 2018. Megjithatë, ata në Katar thonë se regjistrimi ishte i pamundur.
Abdullah al-Kaabi i Komitetit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut të Katarit, tha se Arabia Saudite kishte mbyllur sistemin e përdorur nga agjencitë e udhëtimit për të marrë leje.
“Nuk ka shanse këtë vit për qytetarët dhe banorët e Katarit që të udhëtojnë për në Haxh”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.