Arbenita ‘thumbon’ keq Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka qenë një nga emrat më të komentuar ditëve të fundit.

Marketing

Kjo pasi gjatë javës së kaluar u raportua në media se bashkëshorti i saj, reperi Fero, ka ushtruar dhunë ndaj saj.

I njëjti u arrestua menjëherë dhe u tha se iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sot Arbenita ka postuar një foto ku lë të kuptohet se Fero nuk diti ta vlerësonte dhe tani duhet të “shijojë humbjen”.

“Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”- shkruan modelja.