Arbër Zeneli fejohet për herë të dytë në dy vite

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është fejuar për herë të dytë, në më pak së një vit pasi prishi fejesën e parë.

Marketing

Përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, anësori ka njoftuar se është fejuar me të dashurën e tij, Dafina Hiseni, duke iu referuar si dashuria e jetës së tij.

Zeneli ishte i fejuar më herët me Majlinda Hodën, me të cilën u nda në janar të këtij viti.

Sulmuesi i Reims po vuan nga një lëndim në gju dhe si pasojë e këtij lëndimi nuk ka arritur të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjet kualifikuese të shtatorit.