Ardijan Azemi pas triumfit në Beograd: Ishte ndër ndeshjet më të forta

Boksieri Ardijan Azemi për TV21 ka treguar përshtypjet e tija pas triumfit në Beograd, ku ai mposhti serbin Ognjejn Tatarskin.

Marketing

Ka deklaruar se ndeshja e mbrëmshme ka qenë ndër më të fortat që i ka pasur der më tani, por ka shkuar me pritshmërinë dhe përgatitjen fizike për të dalë i artë nga atje.

“Ka qenë ndër ndeshjet më të forta për mua, por kam shkuar me qëllimin që të kor medaljen e artë”, tha Azemi.

Ndeshjen e parë e ka pasur me përfaqësuesin nga Bosnja, por ndeshja u ndërpre në raundin e parë dhe me këtë Azemi ka kaluar në gjysmë finale.

Në gjysmëfinale është ndeshur me boksier nga Serbia, ku ka kaluar në finale me rezultat 5.00.

“Në finale isha njëjtë me boksierin serb, Ognjejn Tatarskin. Ai ishte njëri nga më të mirët, pasi ka fituar të gjithë me nokaut. Por, unë arrita ta mund me ndërprerje në raundine parë. Pati goditje të forta dhe e ndërpreu ai lojën. Kështu unë u shpalla fitues i medlajes së art”, shton më tej Azemi për TV21.

Azemi doli i pari dje, në finalen e turneut ndërkombëtar “Doreza e artë për të rinj” që u mbajt në Beograd.