Arifi vazhdon realizimin e projektit “Bashkë për Komunën që duam”

Projekti tani më i njohur për komunën e Likovës që nga viti 2010, ,,Bashkë për komunë që duam – bekatonizimin e rrugicave,, po vazhdon realizimin suksesshëm edhe gjatë njëvjeçarit të parë të mandatit të Kryetarit, Erkan Arifi.

Marketing

Gjatë vitit të parë të mandatit janë bekatonizuar rrugica nëpër të gjitha vendbanimet, me hapësirë prej mbi 30.000 m2, ku ashtu siç tani më jemi të njohur të gjithë, komuna ua siguron pllakat e bekatonit, tamponin dhe rërën e nevojshme, ndërsa punën e dorës vet banorët e lagjeve.

“Me këtë tempo do të vazhdojmë pa ndalë deri sa të marrin fund të gjitha rrugicat në territorin e komunës tonë, me çka bashkërisht do ti japim fund njëherë e përgjithmonë, rrugicave me baltë e me gropa”, deklaroi Arifi.