Armakolas: Marrëveshja e Prespës është bazë për miqësinë e ardhshme midis Shkupit dhe Athinës

Marrëveshja e Prespës është baza për miqësi midis dy vendeve. Ajo është disi e papëlqyeshme në të dyja vendet, por është e rëndësishme jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin, thotë Janis Armakolas i ELIAMEP, një njohës i mirë i Ballkanit.

Marketing

Ai në debatin e sotëm me titull: “Ura apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor në Evropë “, organizuar në kuadër të Forumit për Shoqëri Civile Shkup 2018, ku ai mori pjesë si panelist së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, tha se pret që zbatimi i Marrëveshjes në Greqi të jetë “çështje e ndjeshme “, por se ai është optimist.

“Duhet të jemi të sinqertë dhe kjo është baza për miqësi në të ardhmen. Marrëveshja nuk është popullore në Greqi dhe do të jetë po aq e ndjeshme ashtu siç është këtu tani dhe në javët e ardhshme. Por unë personalisht kam mësuar të jem më optimist me këtë proces negociatash që po ndodh midis dy vendeve gjatë dy viteve të fundit, sepse gjërat po ndodhin”, tha Armakolos.

Kontesti me emrin, thotë ai, na kujton situatën e viteve të 90-ta, periudhën postkomuniste dhe pas konfliktit dhe zgjidhja e tij, do të jetë një sinjal jo vetëm për të dy vendet, por për të gjithë rajonin që “ne mund të largohemi përfundimisht nga kjo trashëgimi dhe të kalojmë në diçka që duhet të jetë një e ardhme më e ndritur “.

“Është e rëndësishme të kthehet optimizmi dhe shpresa në rajon. Për këtë, ne kemi nevojë për lidership pozitiv dhe mbështetje nga BE-ja. Elementi më i rëndësishëm i integrimit është se ne ndajmë idenë se si ne duam të organizojmë shoqërinë tonë dhe ky është një faktor unifikues në rajon”, theksoi ndër të tjera, eksperti i Ballkanit, Janis Armakolas.

Marketing