Një delegacioni i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare të SHBA-së Vermont, i udhëhequr nga komandanti i tij, kolonel Gregory Knight, ka po qëndron për vizitë tre-ditore në vend në kuadër të bashkëpunimit mes dy armatave. Koloneli Knight zhvilloi takim me Ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe Shefin e shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral lejtnant Vasko Gjurçinovski, me të cilët është biseduar për ecurinë e procesit të transformimit të kapaciteteve të Armatës së shtetit tonë. Koloneli Knight u takua edhe me Presidentin dhe Komandantin Suprem të ushtrisë, Stevo Pendarovskin.
Siç e dini për 25 vjet ne kemi bërë mbi 400 aktivitete të përbashkëta në kuadër të programit të Vermontit ndërmjet Armatës të SHBA-së me Armatën e Maqedonisë së Veriut dhe gjatë këtyre përvojave të shkëlqyeshme kemi trajnuar mbi 5 mijë ushtarë. Unë si përfaqësues i kësaj organizate jam avancuar me grada të ndryshme gjatë këtyre 25 viteve dhe mund të them se kam miq, të cilët tani janë këtu nga Shtabi Gjeneral i këtij vendi dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë më tej”-tha Gregory Knight, Komandant i Vermont-it.