Arrestohen 8 trafikantë nga Kavadari, është gjetur kokainë, hashash, marihuanë

Janë arrestuar tetë trafikantë nga Kavadari, tek të cilët është gjetur kokainë, hashash dhe marihuanë.

Marketing

Toni Angellovski, zëdhënësi i MPB-së informoi se ky aksion është në kuadër të masave dhe aktiviteteve të përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të luftuar trafikimin e drogës.

Angellovski tha sot se nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për trafikimin ilegal të drogës, armëve dhe substancave të rrezikshme në koordinim me SPB Veles, SPB Kavadar dhe SPB Negotinë, kanë arrestuar tetë trafikantë dhe kanë sekuestrur hashash, heroinë, amfetaminë.

Marketing